Magic si markë është krijuar në vitin 1989 në Ohër dhe është prodhuese e të gjitha llojeve të arrave, drithërave, farërave dhe frutave të thata, të cilat shpërndahen në territorin e Maqedonisë, së shpejti edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Kompania Magic MG, ku prodhohet marka Magic, është pjesë e Maliqi Group që nga korriku 2022 dhe është kompania më e re anëtare e grupacionit.
Për momentin janë në dispozicion 24 produkte, por ne po punojmë në zgjerimin e gamës. Me një gamë të larmishme ofertash, duke përfshirë përzierjet e pazakonta dhe kombinimet inovative të shijeve, Magic është marka lider në fushën e produkteve të arrave në Maqedoni, si shembull i cilësisë në këtë industri konkurruese.
Pas hulumtimit të plotë të tregut, ne jemi jashtëzakonisht krenarë që më në fund mund t'u ofrojmë klientëve tanë një markë të re me cilësi të lartë në treg.